
Shtetasit amerikanë janë ende në dilemë nëse do të bëjnë një vaksinë kundër koronavirusit në momentet që ajo do të jetë e disponueshme.
Sipas një sondazhi të kryer muajin e fundit nga qendra kërkimore “Pew” rreth 51% e amerikanëve të pyetur u shprehën të gatshëm t’i nënshtroheshin vaksinimit, ndërsa 49% e tyra refuzojnë për shkak të dyshimeve që kanë për efektet anësore që ajo mund të ketë.
Në maj, një studim i së njëjtës kompani shfaqte një tablo krejtësisht tjetër ku 72 për qind të pyeturve ishin të gatshëm të vaksinoheshin nëse vaksina do të ishte në dispozicion.
I gjithë ky ndryshim në mendimin e qytetarëve vjen si pasojë e ndërprerjes së testimeve të vaksinës së Oxford dhe AstraZeneca për shkak të efekteve anësore që ajo shfaqi në një nga vullnetarët. (A2 Televizion)