All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Vjedhin të dhënat e amerikanëve”: SHBA do të bllokojë shkarkimin e Tiktok dhe WeChat

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 19:08 | Bota
“Vjedhin të dhënat e amerikanëve”: SHBA do të
All - Paragraf - 1

Duke nisur nga 20 shtatori, amerikanët nuk do të mund të shkarkojnë aplikacionet TikTok dhe WeChat në smartphone-ët e tyre.

Vendimi është marrë nga Departamenti i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara me arsyetimin se këto programe vjedhin të dhënat personale të përdoruesve.

All - Paragraf - 3

 “Kjo bëhet për motive të sigurisë kombëtare dhe për të mbrojtur përdoruesit amerikanë”, lexohet në një shënim të Departamentit të Tregtisë.

Megjithatë, personat që i kanë të shkarkuar në celularët e tyre këto aplikacione, mund të vazhdojnë t’i përdorin ato.

Vendimi ndalon vetëm shkarkimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e TikTok dhe WeChat. Qeveria amerikane është shprehur vazhdimisht kundër tyre pasi dyshon se prapa qëndron qeveria e Kinës dhe Partia Komuniste. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos