
Drafti i amnistisë fiskale pritet të diskutohet nesër me përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe grupeve të tjera të interesit.
Në takim pritet të jenë edhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë. Bashkimi Europian, edhe një herë tjetër është shprehur kundër, ndërsa këtë qëndrim mbajtën në Tiranë edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe ajo Gjermane e Tregtisë.
Në një deklaratë zyrtare, i kërkuan qeverisë që të tërhiqen nga nisma e amnistisë, pasi ajo mund të shërbejë për pastrim parash.
“Rreziqet tejkalojnë ndjeshëm përfitimet”, thuhet në deklaratë. (A2 Televizion)