Kriza e euros dhe energjisë, ekspertët parashikojnë recesion ekonomik për Europën

Nga A2 CNN
14 Korrik 2022, 16:22 | Ekonomi
Kriza e euros dhe energjisë, ekspertët parashikojnë recesion

“Një dimër pakënaqësie” e kanë quajtur ekspertët atë që e pret ekonominë europiane në muajt në vijim. Kjo për shkak të situatës që ka shkaktuar lufta në Ukrainë dhe që përveç tronditjeve të tregjeve, rrezikon edhe një krizë energjetike.

Gjermania, e përballur me furnzime shumë të kufizuara të gazit natyror dhe produkteve të tjera energjetike nga Rusia, ka njoftuar se do ta racionalizojë atë, duke furnizuar në radhë të parë familjet dhe më pas bizneset. Ekonomia më e madhe e Europës rrezikohet kështu nga një bllokim, nëse bizneset nuk do të mund të furnizohen me gaz.

Por Gjermania nuk është i vetmi vend evropian që mund të jetë i uritur për energji këtë dimër, për shkak të sanskioneve dhe kundërsanksioneve mes Perëndimit dhe Moskës. Sipas ekspertëve, një dimër pakënaqësie mund ta çojë Evropën në një recesion të thellë, një rezultat që tashmë po sinjalizohet nga tregjet. Për herë të parë në 20 vjet, euro ka rënë nën kuotën 1 me 1 me dollarin, siç nuk ka ndodhur kurrë që prej hedhjes së saj në treg.

https://a2news.com/2022/07/14/efektet-e-zhvleresimit-te-euros-preken-eksportuesit-kerkojne-nderhyrjen-e-qeverise/

Banka Qendrore Europiane pritet të rrisë javën e ardhshme normat e interesit për herë të parë që nga viti 2011 për të luftuar inflacionin që shkon në një nivel rekord prej 8.6%. Por sipas ekspertëve, ajo nuk mund të rrezikojë shtrëngimin e politikave agresive, nga frika se mos e kthen rritjen ekonomike në drejtim të kundërt.

https://a2news.com/2022/07/14/euro-bie-serish-e-kunderta-ndodh-me-dollarin/

Gjithçka mbetet e paqartë dhe në varësi të furnizimit me gaz. Ndërkohë Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës sapo ka raportuar deficitin e saj të parë tregtar që nga viti 1991, në një kohë kur besimi i investitorëve ka rënë nën nivelet e parë, kur shpërtheu pandemia e koronavirusit në vitin 2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos