
Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Yan Sun, në një konferencë për shtyp me ministren e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, u shpreh se “projektligji për amnistinë fiskale mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor”.
“Amnistia fiskale përfshin një falje të konsiderueshme të atyre që përfitojnë një heqje të interesave dhe penaliteteve, të cilat mund të japin një amnistim edhe nga ndjekja penale. Qeveria duhet të ndryshojë projektligjin e amnistisë fiskale në një program të vetëdeklarimit vullnetar. Por, që ta bëjë këtë gjë, duhet të ketë përmbushur disa parakushte. Që do të thotë një sistem modern të administratës tatimore dhe po kështu një sistem të përshtatshëm për zbatimin. Gjithashtu, administrata tatimore duhet të ketë dhe kompetenca të dëshmuara për publikun që ka një aftësi të besueshme për zbulimin”, tha përfaqësuesja e FMN-së.
“Nevoja për të pasur një sistem të tillë është për t’i dhënë besim publikut se evazorët fiskalë do të ndiqen dhe penalizohen. Një tjetër kusht është kuadri kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, shtoi ajo. (A2 Televizion)