"Rritje sipër parashikimeve", Ibrahimaj: Por vitin e ardhshëm mund të shkojë nën 2%, shkaku pasiguria ndërkombëtare

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 10:38 | Ekonomi
"Rritje sipër parashikimeve", Ibrahimaj: Por vitin e

Viti do të mbyllet me një rritje ekonomike sipër parashikimeve, por ngjarjet ndërkombëtare do të ndikojnë së tepërmi në rritjen e vitit të ardhshëm. Ky ishte mesazhi i ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimi,  në konferencën për shtyp me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko dhe përfaqësues të FMN-së.

Sipas saj, inflacioni i lartë sipas Ibrahimaj ka ardhur si pasojë e Luftës në Ukrainë, edhe pse krahasuar me vendet e rajonit ka qenë ndjeshëm më i ulët.

“Gjatë kësaj periudhe, çështja kryesore ka qenë inflacioni i lartë i goditur nga oferta globale e disa mallrave bazë. Në vendin tonë, krahasuar edhe me vendet e rajonit ka qenë ndjeshëm më i ulët. Vlerën më të lartë e ka pasur në muajin gusht me 8%. Ne parashikojmë që gjatë këtij viti të kemi një nivel mesatar inflacioni në nivelin 6.5. Ky është nxitur nga goditja e ofertës dhe besojmë se nuk ka baza të forta që të vazhdojë në rritje, besojmë se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një reduktim të ndjeshëm të inflacionit”, ishin fjalët e saj.

https://a2news.com/2022/10/08/ekonomia-ne-cikel-renes-te-ndermerren-reforma-ne-sektore-te-caktuar-per-te-dale-nga-spiralja/

Ndërkohë, rritja ekonomike gjatë këtij viti pritet të jetë sipër parashikimeve. “Pritjet për rritje ekonomike në tremujorin e katërt mbeten të rrethuara me pasiguri të larta, në varësi të zhvillimeve ndërkombëtare që mund të ndikojnë në tremujorin e katërt. Për rritjen ekonomike, ministria pritet të rrisë parashikimin në 3.7% , nga 3.2 % që u parashikua pas nisjes së luftës.

https://a2news.com/2022/10/04/ekonomia-globale-do-te-tkurret-kete-vit-ne-vitin-2023-do-te-behet-me-keq/

Për vitin e ardhshëm, skenari është në ulje 2.6% nga mbi 3% që ishte në parashikimet e mëparshme, por në një skenar recesioni, ndoshta rritja mund të shkojë edhe në skenare nën 2%”, ishin fjalët e saj.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos