
Andre Silva transferohet te Leipzig, në një lëvizje të bujshme merkatoje në Gjermani.
Sipas “Bild Sport”, Frankfurt dhe Leipzig kanë arritur marrëveshjen për 23 milionë euro.
Sulmuesi portugez shkëlqeu në Bundesligë sezonin e kaluar dhe u fut në formacionin e vitit, duke lënë jashtë Erling Haaland. Për këtë arsye, mendohej se Silva do të kalonte në një ekip me më shumë emër dhe gjithashtu do të shitej për një çmnim më të lartë. (A2 Televizion)