All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Anëtarësia e 5 Yjeve i hap rrugë krijimit të qeverisë së re italiane

Nga A2 CNN
3 Shtator 2019, 21:00 | Bota
Anëtarësia e 5 Yjeve i hap rrugë krijimit të qeverisë
All - Paragraf - 1

Anëtarët e Lëvizjes kundër establishmentit 5 Yjet mbështetën në mënyrë të qartë propozimin për krijimin e një koalicioni me Partinë Demokratike për t’i hapur rrugë kështu formimit të qeverisë së re që do të drejtojë Italinë në ditët e ardhshme.

Në një votim që u zhvillua online, 79.3% e mbështetësve u shprehën pro bashkimit të forcave me rivalët kryesorë politikë të Partisë Demokratike, ndërsa 20% e kundërshtuan këtë aleancë. Ky votim tashmë i hap rrugë kryeministrit Giuseppe Conte për të përfunduar punën për krijimin e listës me emrat e kabinetit të ri qeveritar që do t’i dërgojë presidentit Mattarella.

All - Paragraf - 3

“Jam shumë i lumtur me votimin e sotëm dhe krenar me qeverinë e re që do të krijohet në ditët e ardhshme”, deklaroi lideri Di Maio pas numërimit të mbi 80 mijë votave online të anëtarësisë së 5 Yjeve.

Pasi presidenti Mattarella të pranojë kabinetin e Conte, kryeministrit i duhet të fitojë votëbesimin në të dyja dhomat e parlamentit përpara se qeveria e re të nisë zyrtarisht nga puna. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos