
Kanceri po shkakton më shumë vdekje se sëmundjet e zemrës mes te rriturve të moshës së mesme, në vendet me të ardhura të larta.
Në rang global, problemet kardiovaskulare dhe ishemia vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në këtë moshë, por shkencëtarët kanë zbuluar se banoret e shteteve të pasura të tilla si Suedia, Kanadaja apo Holanda, kanë 2.5 herë më shumë gjasë për të vdekur nga kanceri.
Ndërsa në vendet më të varfra sëmundjet e zemrës janë përgjegjëse për shumicën e vdekjeve tek mosha e mesme.
Studimi i publikuar nga revista shkencore “The Lanset”, bazohet tek një program kërkimor global që mori në shqyrtim jetët e 160 mijë njerëzve, mes viteve 2005 dhe 2016. Mosha mesatare e tyre në nisje të studimit ishte 50 vjeç. (A2 Televizion)