Berisha i drejtohet Ramës: Nuk e thua çmimin e dronëve sepse vjedh

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 12:43 | Politikë
Berisha i drejtohet Ramës: Nuk e thua çmimin e dronëve sepse

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të tregonte çmimin që pagoi për dronët “Bayraktar” nga Turqia.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha theksoi se çmimi mbahet sekret sepse vjedhin: “Na thuaj pak, sa u blenë dronët? Nuk e thua çmimin sepse vjedh. Edhe sistemet më të sofistikuara kanë çmim dhe u tregohet popullit sa shpenzohet për mbrojtjen. Vetëm këtu veprohet si në shpella. Pastaj, a jemi ne vend anëtar i NATO-s? Hapësirën ajrore ka kush e kontrollon. Të paguajmë ushtarët një herë, se kanë dhënë dorëheqjen, më pas të mendojmë për dronë e satelitë”.

Sipas tij, “buxheti i vitit 2022 do të mbetet në histori si buxheti i vjedhjeve më të mëdha qeveritare, si buxheti i shpërdorimeve dhe abuzimeve më të mëdha”.

“Nëse shqiptarët festojnë festat e fundvitit në këtë gjendje, arsyeja është se ju vidhni dhe nuk ngopeni. Si ka mundësi që një sipërmarrje me 20 të arrestuar vazhdon të marrë 1 milion euro në javë? Ka mundësi se është sipërmarrja e kryeministrit. Janë paratë e kryeministrit ato. Të kujtdo tjetri të ishin, do të bllokoheshin”, tha Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/20/shqiperi-turqi-marreveshje-per-dronet-rama-tregon-se-kush-do-ti-drejtoje-punet-ne-bazen-ajrore-te-nato-s-ne-kucove/

A2 CNN Livestream

Latest Videos