
Komisioni i Rithemelimit ka shtyrë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më datë 30 prill. Vendimi u mor në mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit në mbrëmjen e 10 marsit, i cili pak muaj më parë kishte vendosur që mbajtja e Kuvendit të ishte në datën 22 mars.
Arsyeja që kjo datë u shty ishte angazhimi që patën për zgjedhjet vendore të 6 marsit, ku fituan edhe bashkinë e Shkodrës me kandidatin Bardh Spahia .
“Komisioni i Rithemelimit njofton se në mbledhje vendosën gjithashtu: -Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë , të nisë procesin statutor të riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, të vazhdojë dhe të përmbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve", shkruhet ne njoftimin për mediat. (A2 Televizion)