
Në ditën e dytë të protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Përmes një mesazhi në Facebook kreu i qeverisë nuk pranoi akuzat e protestueseve për hajdut dhe tha se në konferencën e dy ditëve më parë për energjinë elektrike ka folur me fakte. Në këtë situatë ai bëri thirrje për bashkimin e shqiptarëve.
“Nuk e di a e dëgjoni edhe ju një protestë që zhvillohet këtu poshtë dëgjoj thirrje; Rama ik, të shara me megafon nga individë që flasin në emër të popullit nuk kam problem se komunizmi ka rënë poshtë dhe nuk ka gjasë të vijë më. Unë kam vite që dëgjoj; Rama ik por këtë e vendos populli dhe para pak ditësh foli në 6 bashki tha 5 herë herë; Rama rri", tha Rama.
"Kush të shan pa prova ose e ka bërë vetë ose e bën vetë po të ketë gjë në dorë atë për të cilën të akuzon ty. Por kur më akuzojnë hajdut. Në jetën time nuk jam përkulur kurrë të fus dorën në xhepin e askujt dhe në varr leku nuk bën punë aq sa dheu. Në situata të tilla problemi themelor është bashkimi tek e vërteta dhe faktet. I kam ndjekur me vëmendje reagimet e komentet tuaja qysh pas konferencës së pardjeshme për shtyp kur folëm me fakte për thellimin e krizës dhe masat, ndërkohë që çmimi i naftës vazhdoi të ngrihej duke rritur valën e shqetësimit. Problemi është te rëndësia e madhe që ka bashkimi në situata të tilla”, vijoi ai.
https://a2news.com/2022/03/10/nga-tirana-ne-rrethe-protestojne-kunder-rritjes-se-cmimeve/ (A2 Televizion)