“Do të mbaj përgjegjësi”, Kaso për deklaratën e Bashës: Taktikë për të fituar kohë

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 21:16 | Politikë
“Do të mbaj përgjegjësi”, Kaso për

Ivi Kaso, përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, nuk i beson deklaratave të sotme të Lulzim Bashës, i cili sot tha se “do të marrë përgjegjësitë”.

“9 vitet e fundit na kanë treguar se aksioni politik i Bashës udhëhiqet vetëm nga një aksiomë, që është ajo e mbajtjes së karriges së kryetarit të partisë, me çdo kusht, pavarësisht disfatave elektorale. Edhe deklarata e sotme e tij, unë jam i bindur që është vetëm taktikë për të fituar kohë, që gjërat të qetësohen”, tha Kaso.

“Ndoshta këto janë të reja për mediat, por unë kam kohë që i dëgjoj në PD premtimet për analizë të thellë e reflektime, duke nisur nga viti 2015. Është një “déjà vu” aspak e këndshme për demokratët”, shtoi Kaso.

Kur u pyet se çfarë do ta bënte zotin Lulzim Basha të jepte llogari, Kaso tha: “Nëse nuk është arritur edhe pas këtyre që kanë ndodhur në seli dhe në 6 mars, kur nuk ka me vete më as ata që janë etiketuar si “të besuarit” e tij, i kam humbur shpresat se Basha mund të tërhiqet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos