Kriza në PD, Basha: Do ta zgjidhim me një dialog me njëri-tjetrin

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 14:51 | Politikë
Kriza në PD, Basha: Do ta zgjidhim me një dialog me njëri-tjetrin

Lulzim Basha foli, këtë të enjte, sërish për situatën e krijuar në partinë që ai e udhëheq, ku një pjesë e madhe e deputetëve kërkojnë largimin e tij pas zgjedhjeve të 6 marsit.

Basha kërkoi që vëmendja të jetë tek afera e inceneratorëve dhe jo te kriza në PD, për të cilën ai tha se është brenda familjes dhe do të zgjidhet me dialog.

https://a2news.com/2022/03/10/kriza-ne-pd-basha-i-gatshem-qe-te-ndermarr-cdo-hap-qe-pd-te-dale-e-forte/

“Ne do të dimë të përballemi me situatën brenda familjes sonë. Do ta bëjmë atë duke vënë në punë vlerat më të mira njerëzore. Do ta bëjmë me një dialog me njëri-tjetrin dhe të gjithë shoqërinë, që t’i japë një goditje kësaj qeverisjeje”, tha Basha.

Ndërkohë, Basha përsëriti edhe njëherë se ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të zgjidhur krizën, por jo të japë dorëheqjen. “Do të bëj gjithçka që PD-ja të dalë nga drama. Jam i gatshëm të bëjë gjithçka. Ama një gjë, kauza është forcimi, ringritja e PD-së. Kushdo që mendon se mund të më bëjë presion mua apo demokratëve, nuk bën gjë tjetër veçse i shërben shkatërrimit të PD-së. Ne kemi nisur një proces që prej së hënës, e kemi vazhduar të martën, do ta vazhdojmë edhe në ditët e ardhshme”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos