Rritja e çmimeve, reagon Meta: Të ndalen abuzimet dhe spekulimet

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 16:13 | Politikë
Rritja e çmimeve, reagon Meta: Të ndalen abuzimet dhe spekulimet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vazhdon ta quajë abuzive rritjen e çmimit të ushqimeve. Me shqetësim Meta bën thirrje për mbështetje për familjet në nevojë, ndërsa theksoi me shqetësim se rreth 930 mijë e 457 qytetarë në Shqipëri jetojnë me të ardhura nën 5.5 dollarë në ditë.

Të njëjtin shqetësim kreu i shtetit ndan edhe për rritjen e çmimit të karburantit që sipas tij është rritur me 30 % në mënyrë abuzive.

“Shqiptarët po e paguajnë sot çmimin e 1 litri karburant, më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian”, shkruan presidenti në Facebook, i cili mes te tjerash bën thirrje që rritja abuzive dhe spekulative e çmimit të karburanteve të ndalet menjëherë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos