Reja: I kemi cilësitë për të vënë në vështirësi edhe Francën

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2019, 16:21 | Futboll
Reja: I kemi cilësitë për të vënë në

Trajneri i Kombëtares Edy Reja beson se Shqipëria mund të vërë në vështirësi kampionët e botës në ndeshjen e dielës në Tiranë.

“E dimë se ku mund të në godasë Franca, ku mund të na vërë në vështirësi. Por ne kemi mënyrën tonë të lojës dhe e dimë se ku mund ta vendosim edhe ne në vështirësi kundërshtarin. I kemi cilësitë për të vënë në vështirësi edhe Francën”, tha Reja.

https://youtu.be/dTaRoh79njE

I pyetur nëse do të kishte qenë më mirë për karrierën e tij për të drejtuar një skuadër kombëtare më herët, Reja tha se i vjen keq që nuk e ka bërë më parë. “Por unë kam punuar atje kur më kanë kërkuar”, u shpreh trajneri i Shqipërisë. “Mund të kishim marrë rezultate më të mira nëse do të kisha pasur më shumë kohë në dispozicion”.

Reja pranoi se ka probleme me lojtarët e dëmtuar, si Cikalleshi, apo Xhaka, por kjo nuk do të duhet të shërbejë si justifikim. “E dimë që do të ndeshemi me Francën, kampione e botës, por jo gjithmonë fiton më i forti. Ne duhet të përdorim zemrën, por edhe mendjen, sepse ndaj kampionëve duhet të tregohemi të zgjuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos