
Mbrojtësi i Kombëtares franceze, Raphael Varane ka dalë në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së të dielës që “Gjelat” do të zhvillojnë në Tiranë përballë Kuqezinjve shqiptarë.
Lojtari i Realit të Madridit deklaroi se Franca ka ardhur në Tiranë për të fituar dhe për t’i mbyllur këto eliminatore në vendin e parë në grup.
“Kemi ardhur në Shqipëri me objektivin që të fitojmë. Ne jemi Kampionët e Botës dhe duam tre pikët e plota, për ta mbyllur këtë grup si kryesues”, tha Varane.
Më tej, mbrojtësi francez shtoi se ekipi i tij do të luajë ndryshe në Tiranë nga ndeshja e dy ditëve më parë ndaj Moldavisë, të cilën e fitoi me vështirësi.
“Çfarë do të ndryshojë ndaj Shqipërisë? Ndaj Moldavisë, në pjesën e parë ishim statikë dhe ndryshuam. Ndaj Shqipërisë mendojmë të bëjmë një lojë me dinamike”, shtoi Varane (A2 Televizion)