
Nëse doni të ankoheni kundër masave të Administratës Tatimore, kanë hyrë në fuqi disa ndryshime të miratuara në Paketën Fiskale 2019.
Tashmë nuk mund bëhen objekte ankimi për bllokimin e veprimtarisë, në rast se subjekti ka qenë i paregjistruar apo ka pasur shkelje në përdorimin e kasës fiskale. Po ashtu, hiqet e drejta e ankimit për veprimet e tatimorëve, për të cilat është shprehur më parë Drejtoria e Apelimit Tatimor apo Komisioni për Shqyrtimin e Apelimeve Tatimore.
Për rastet e tjera, ankimi edhe nëse dorëzohet brenda afateve pranë një organi jokompetent, do të quhet sikur i ka respektuar afatet.
Ndërkohë, qeveria nuk ka dëgjuar kërkesat e sipërmarrjes për mospagimin e detyrimeve tatimore të apeluara. Por tatimpaguesi nëse nuk e ka paguar këtë detyrim, duhet të dorëzojë një garanci bankare, ku nuk do të përfshihen gjobat dhe kamatëvonesat e llogaritura. (A2 Televizion)