Ankimimet zgjedhore, kandidatët e Vetëvendosjes kërkojnë pavlefshmëri në 3 qarqe

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 12:35 | Politikë
Ankimimet zgjedhore, kandidatët e Vetëvendosjes kërkojnë

Edhe Vetëvendosja kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve. Tre kandidatët e pavarur të Vetëvendosjes në Shqipëri, kanë kërkuar që procesi zgjedhor në zonat ku ata kanë garuar ka pasur manipulime ndaj duhet të shpallet i pavlefshëm.

Konkretisht, Boiken Abazi kërkon pavlefshmëri në qarkun e Tiranës, Iliaz Shehu në Lezhë dhe Kreshnik Merxhani në Gjirokastër.

Në kërkesat e tyre ankimore, kandidatët e Vetëvendosjes shprehen se vëzhguesit e tyre nuk janë lejuar të futen në disa KZAZ dhe vlerësimi i fletëve të pavlefshme është bërë në mënyrë të atillë që ka kandiduar këto deputetë.

Tashmë janë 22 ankimime në KQZ ku subjekte të ndryshme garuese kanë kërkuar pavlefshmëri në disa zona zgjedhore dhe numrin më të madh e ka Partia Demokratike me 9 padi për pavlefshmëri në 9 qarqe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos