Anthony Hopkins ka treguar mbi eksperiencën që ka pasur duke interpretuar në filmat e Universit Marvel.
Në vitin 2011, aktori veteran luajti për herë të parë në filmin “Thor”, ku luante rolin e Perëndisë Odin. Më pas, të njëjtin rol e interpretoi në dy filmat e tjerë të sagës, “Thor: The Dark World” (2013) dhe “Thor: Ragnarok” (2017).
Në një intervistë për “The New Yorker”, Hopkins deklaroi: “Më veshën një parzmore, më vunë një mjekër të madhe, më thanë të ulesha në fron dhe të bërtisja. Isha i ulur përpara një ekrani të madh të gjelbër dhe nuk ka kuptim të aktrosh në ato kushte”.
Kjo deklaratë vjen pasi më parë kishte thënë që saga e filmave “Thor” e bindi që të vazhdonte karrierën, kur kishte vendosur të dilte në pension. Në vitin 2021, Hopkins fitoi çmimin Oscar për rolin e tij në filmin “The Father”. (A2 Televizion)





