Shpenzon 1 milion dollarë për t’u kthyer nga Ken në Barbie

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 19:00 | Showbiz

Rodrigo Alves lindi burrë në Brazil. Magjepsja me kukullat “Barbie” filloi kur gjyshi i bleu një kukull në moshë të re.  Alves u rrit si një fëmijë i turpshëm dhe shpesh ndihej i pasigurt për pamjen e tij.

Më vonë, kur ishte ende i ri, Alves vendosi të bënte një operacion plastik për të rregulluar problemet në trupin, duke qenë se ndihej gjithmonë si një grua.

Në moshën 35-vjeçare, Alves bëri shumë procedura të kirurgjisë plastike me vlerë më shumë se 500 mijë dollarë, ndërsa vijonte të përdorte ende emrin Rodrigo.

Me flokët bionde dhe sytë e mprehtë, njerëzit filluan ta krahasojnë atë me Kenin, i cili është i dashuri i Barbie. Me kalimin e kohës, Alves u bë i famshëm si Ken Baby.

Në vitin 2020, Alves njoftoi se ishte transgjinor dhe iu nënshtrua një operacioni për ndryshimin e gjinisë, ndërsa zbuloi se të gjithë e shohin si Ken, por ajo është ndjerë gjithmonë si Barbie.

Kjo ishte arsyeja se përse vendosi që përfundimisht të bëhej femër dhe të shpenzonte pafund derisa të arrinte rezultatet e pritura për të qenë një barbie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos