Asnjë nga familja mbretërore në ditëlindjen e dytë të Lilibet

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 13:44 | Showbiz

Vajza e Princit Harry dhe Meghan Markle, Princesha Lilibet, dje mbushi 2 vjeç dhe prindërit e saj i organizuan një festë të veçantë ditëlindjeje.

Krahasuar me vitin e kaluar, kur u festua ditëlindja e vajzës së dytë të çiftit në Mbretërinë e Bashkuar, Harry dhe Meghan kanë ftuar miqtë dhe fëmijët e tyre në shtëpinë e tyre në Kaliforni për një Barbeque këtë vit .

Festa me temë kafshësh ishte e mbushur me miq të famshëm të çiftit dhe fëmijët e tyre. Por asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ishte i pranishëm në këtë ngjarje.

Disa burime kanë treguar se monarku po planifikonte një dhuratë që do t'i dorëzohej në Montecito për ditëlindjen e vogëlushes. Sipas thashethemeve, Charles III ishte në kërkim të një vile me porosi, të ngjashme me atë që mbretëresha Elizabeth dhe motra e saj Princesha Margaret kishin kur ishin fëmijë.

Ndërsa nuk ka zëra të tjerë për dhuratat, një burim tha se "Pa dyshim që Lilibet do të marrë tonelata dhurata". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos