Anti-KÇK prezantohet në repartin Renea, Rama: Gati për përballje ekstreme me krimin e organizuar

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2020, 11:33 | Politikë
Anti-KÇK prezantohet në repartin Renea, Rama: Gati për

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në repartin Renea ku është trajnuar Njësia “Operacioni forca e ligjit”, për të prezantuar ligjin e ri të miratuar së fundmi, për masat pasurore ndaj personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar.

Sipas kreut të qeverisë ka ardhur koha për t’i dhënë një përgjigje dërrmuese krimi të organizuar dhe të rikthehet respekti i publikut për policinë e shtetit. Për kreun e qeverisë kohët ekstrme kanë nevojë për masa ekstreme.

https://a2news.com/2020/02/02/asetet-e-sekuestruara-te-krimit-rama-nje-pjese-shkon-per-rritjen-e-kapaciteteve-te-policise/

“Ky është një momenti i veçantë në historinë e përballjes me krimin për Policinë e Shtetit. Një pikë me rëndësi që do shënojë një nivel të ri të përballjes me krimin dhe të rritjes së respektit të publikut për policinë. Një kohë ekstreme kërkon masa ekstreme. Jemi gati për një përballje ekstreme me krimin e organizuar. Është ekstreme koha për t’i dhënë një përgjigje dërrmuese krimit të organizuar dhe atyre që ushqejnë mosbesimin tek mundësitë, vullneti dhe angazhimi ynë për të luftuar deri në fund krimin. Sot, policia është si asnjëherë më parë e angazhuar dhe e gatshme të flasë me gjuhën e rezultateve dhe shifrave konkrete që e bëjnë të pamundur krahasim me të shkuarën. Të vetëdijshëm se e ardhmja dhe Shqipëria që duam është më e mirë se e sotmja. Përshëndesim njësinë më të re operacionale OFL dhe e urojmë të ketë sukses në një mision që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë dhe që fillon nesër. Tanimë kemi një instrument të fortë në duart e shtetit, Policisë së Shtetit dhe OFL, Ligjin Special për marrjen e masave pasurore ndaj atyre që janë dënuar dhe akuzuar për krim të organizuar, terrorizëm, krime të renda dhe sot kemi një garanci më shumë, SPAK-un”, u shpreh kryeministri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/02/paketa-anti-kck-rama-paralajmeron-prokuroret-dhe-gjyqtaret-qe-vendosin-ne-favor-te-krimineleve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos