Anulimi i mbledhjes ndërqeveritare, reagon Kosova: Vendimi i njëanshëm!

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 21:47 | Kosova
Anulimi i mbledhjes ndërqeveritare, reagon Kosova: Vendimi i

Rreth dy orë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se delegacioni shqiptar nuk do të marrë pjesë në mbledhjen ndërqeveritare që ishte planifikuar të zhvillohej të mërkurën në Gjakovë, reagimi i parë ka ardhur nga qeveria e Kosovës.

Rama shpjegoi se ky takim nuk mund të zhvillohet për shkak të agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me bashkësinë Euroatlantike, por zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu shprehet se vendimi për anulim të mbledhjes ishte i njëanshëm.

Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme”, shprehet zëdhënësi i qeverisë së Kosovës.

Kryeziu nënvizon po ashtu se vendimi i Ramës për të anuluar mbledhjen do të ndikojë më së shumti te qytetarët, pasi 13 marrëveshjet dypalëshe që do të nënshkruheshin, do të mbeten pezull.

Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato”, thotë ai. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/13/kryeministri-rama-njofton-anulimin-e-mbledhjes-me-qeverine-e-kosoves-ne-gjakove/
https://a2news.com/2023/06/13/mbledhja-nderqeveritare-ne-gjakove-firmosin-13-marreveshje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos