
Forcat e Policisë së Kosovës me mjete të blinduara kanë nisur largimin nga veriut i Mitrovicës. Sipas KosovaPress, ky vendim është marrë pas një diskutimi prej vetëm rreth 5 minutash mes majorit të policisë dhe kolonelit amerikan të KFOR-it.
Një numër më i vogël i protestuesve po vazhdon të qëndrojë tek udhëkryqi afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës. Gjithashtu, një numër simbolik i policëve vazhdojnë të qëndrojnë aty.
KosovaPress ka raportuar se qindra serbë u tubuan afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës. “Llune”, “tradhti”, Vuçiq peder”, janë brohoritjet e tyre.
Njësitet e ndryshme të Policisë së Kosovës, me automjetet e tyre, ishin pozicionuar në udhëkryqin e lagjes së boshnjakëve, përkatësisht rreth 300 metra larg protestuesve.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot Policia e Kosovës ka arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri, Milun Milenkovic-Llune. (A2 Televizion)