Apeli i Manastirliut: Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor, vendosni maskën

Nga A2 CNN
26 Korrik 2020, 10:46 | Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook bëri apel sërish që qytetarët të mbajnë maskë në të gjitha ambientet e mbyllura.

“Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është LIGJ në të gjitha ambientet e mbyllura! Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën, për të ulur përhapjen e infeksionit”, lexohet në postimin e Manastirliut të shoqëruar me video. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos