Aksident me vdekje në Fier

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 20:56 | Kronikë
Aksident me vdekje në Fier

Një aksident me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur "Kthesa e Patosit" në Fier. Drejtuesi i një automjeti tip "Benz" ka përplasur për vdekje një 50 vjeçar, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur "Kthesa e Patosit", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos