
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Shijak. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25, në fshatin Borakë. Gjatë një konflikti, dyshohet se K.G, 46 vjeç ka plagosur me thikë 33-vjeçarin Altin Farruku.
I plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit. (A2 Televizion)