
Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit Amerikan Bob Menendez dhe Anëtari i Renditjes Jim Risch publikuan një deklaratë të përbashkët në prag të zgjedhjeve në Shqipëri që do të zhvillohen këtë fundjavë. Ata inkurajojnë popullin shqiptar që të votojë dhe u bëjnë thirrje autoriteteve që të sigurojnë zgjedhje të lira në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre pa frikë.
“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet kombëtare në 25 Prill, ne inkurajojmë popullin shqiptar të votojë. Ne i nxisim autoritetet të sigurojnë që votuesit të jenë në gjendje të ushtrojnë këtë të drejtë themelore të lirë nga frikësimi dhe dhuna”.
Po ashtu ata kërkojnë nga të gjithë kandidatët të veprojnë në përputhje me normat demokratike edhe kur bëjnë fushatë të fuqishme, ndërsa shprehin mbështetjen për të ardhmen demokratike të Shqipërisë.
“Ne gjithashtu presim që të gjithë kandidatët të veprojnë në përputhje me normat demokratike edhe kur bëjnë fushatë të fuqishme. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë janë më të përkushtuar se kurrë për të mbështetur një të ardhme demokratike dhe të prosperuar për popullin shqiptar”. (A2 Televizion)