Materialet zgjedhore, KQZ nis shpërndarjen e fletëve të votimit

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 16:32 | Politikë
Materialet zgjedhore, KQZ nis shpërndarjen e fletëve të votimit

Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër qarqet e vendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po dërgon këto materiale drejt 92 KZAZ-ve, mes të cilave janë edhe fletët e votimit që do të përdoren ditën e dielë nga qytetarët me të drejtë vote. Shpërndarja e materialeve zgjedhore u bë me mjetet e ushtrisë dhe u shoqëruan nga forcat e rendit.

Pasi të mbërrijnë në KZAZ, materialet zgjedhore do të shpërndahen në 5199 qendrat e votimit ku në këto zgjedhje do të vendosen edhe material mbrojtëse kundër Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos