Balluku: Ne jemi patronazhistët më të mirë të Ballkanit, patronizhojmë edhe ata që kanë humbur rrugën

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 18:49 | Politikë
Balluku: Ne jemi patronazhistët më të mirë të

Në takimin elektoral të Partisë Socialiste në kryeqytet, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku kërkoi votën e të gjithë shqipatërve për të ardhmen e Shqipërisë. Ajo tha se pS ka treguar që mban premtimet, ndërsa e konsideroi forcën që përfaqëson si “patronazhistët më të mirë të Ballkanit që mund të patronizhojmë edhe ata që kanë humbur rrugën dhe e çojnë votën kot”.

“Ne jemi ndryshe nga ata ne nuk dimë të bëjmë fjalë, ne bëjmë premtime dhe mbajmë premtime, jemi në krye të emergjencave dhe situatave, ne dimë të qajmë hallet dhe ti zgjidhim ato. 25 prilli do jetë ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët e Shqipërinë se mandati i PS është për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, për të ndërtuar porte e aeroporte, kopshte e shkolla dhe shtëpinë e çdo qytetari, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë Shqipërinë, ne patronazhistët më të mirë Ballkanit që mund të patronizhojmë edhe ata që kanë humbur rrugën dhe e çojnë votën kot. Të gjithë bashkë për PS e Shqipërinë”.

Po kështu edhe ministrja Manastirliu bëri thirrje që këto 3 ditë që kanë mbetur nga zgjedhjet e 25 prillit të të trokitet derë më derë.

“Ky shi është një lumë votash për PS, një fushatë që kemi bërë me zemër, forcë e kurajo kemi zgjuar shpresat ashtu sikurse vetëm socialistët mund ta bëjnë. Data 25 prill po afron dhe në këto 3 ditë të mbetura duhet të trokasim në çdo derë zemër e mendje për t’i thënë të gjithëve se besimi te PS është investim për të ardhmen e fëmijëve tanë. E kemi më të prekshme të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo është falë vizionit dhe sprint drejt finishit dhe 25 prillit jemi plot besim që ne do ta shkelim të parët në vijën e finishit se do vijojmë reformat e nisura që vetëm skuadra e PS mund ta bëjë. Dhe kur të kthehemi pas disa vitesh dhe të mendojmë 25 prillit do të kujtojmë ditën kur Shqipëria vendosi të votojë për shpresën e zhvillimin, punën e të ardhmen për Edi Ramën e PS”.

E para në listën e PS Luljeta Bozo tha se PS që është forca më progresiste ndërsa bëri thirrje që të votojnë në drejtimin e duhur që është PS.

“Fushata jonë ka qenë brenda gjithë rregullave të respektojmë njëri-tjetrin gruan nënë motrën brezat e rinj që do ta çojnë përpara vendin tonë. Vota është e shenjtë, individuale dhe duhet të shkojë në drejtimin e duhur dhe për PS që është forca më progresiste dhe ne do jemi të qetë që kemi bërë detyrën tonë ndaj familjes”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos