Apeli merr vendimin: Juventusit t'i hiqen 15 pikë nga klasifikimi

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 21:24 | Futboll
Apeli merr vendimin: Juventusit t'i hiqen 15 pikë nga klasifikimi

Komisioni i Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit ka marrë një vendim që padyshim do të tronditë futbollin italian sa i përket përfshirjes së Juventusit në çështjen e plus-valencave për të përmirësuar bilancet financiare.

Sipas mediave italiane, ndonëse prokurori i çështjes, pas rishqyrtimit të dokumenteve kërkoi rihapjen e hetimit dhe dënimin e Juventusit me heqjen e 9 pikëve, Apeli ka shkuar edhe më tej, duke dënuar bardhezinjtë me -15 pikë në renditjen e sezonit aktual. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos