Kupa e Italisë, Juve kalon më tej me një gol përrallor të Federico Chiesa

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 23:47 | Futboll
Kupa e Italisë, Juve kalon më tej me një gol përrallor

Juventus u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi fitoi përballë Monzës me rezultatin 2-1.

Bardhezinjve i mjaftuan më pak se 8 minuta lojë për të zhbllokuar ndeshjen. Një aksion i shpejtë i juventinëve, me protagonist nga e djathta Mckennie, i cili kroson saktë për Moise Kean, i cili nuk e kishte të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë.

Vetëm pak minuta më vonë, Valoti barazoi gjithçka.

Në pjesën e dytë, Chiesa shënoi një gol përrallor, pas një aksioni të gjatë individual.

https://www.instagram.com/p/CnnRa1cLuDs/

Në fazën tjetër e pret përballja me Lazion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos