
Bomberi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi nuk di të ndalet në rrugën e tij drejt rrjetës.
Së fundmi ai ka shënuar golin e tretë që vulosi fitoren e skuadrës së tij Al Khaleej ndaj Al Raed, në kuadër të javës së 14-të Ligës Profesionale të Arabisë Saudite.
Megjithatë skuadra e tij është në rrezik rëniëje nga kategoria, pasi ndodhet në vendin e 13, me 13 pikë, një më shumë se skuadra e tretë nga fundi i renditjes. (A2 Televizion)