Kategoria Superiore, Partizani dhe Tirana luftë për titullin në distancë

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 17:15 | Futboll
Kategoria Superiore, Partizani dhe Tirana luftë për titullin në

Pas Kupës, kjo fundjavë rikthen Superligën shqiptare ku Tirana dhe Partizanin vijojnë betejën e tyre për titullin kampion.

Dy skuadrat kryeqytetase do të përballen dy ekipe ku synim kane mbijetesën.

Bardheblutë kërkojnë vazhdimësi përballë Bylisit. Këtë ka shprehur dhe tekniku Orges Shehi, i cili bëri një koment dhe për afrimin e Kristal Abazaj. 

Nga ana tjetër Partizani përballet me Kastriotin në stadiumin e Kamzës. Të kuqtë e Kolelës kryesojnë tabelën me 1 pikë më shumë se rivalët bardheblu për këtë arsye detyrim kanë vetëm fitoren.

Ndeshja më e bukur në letër është ajo mes Laçit dhe Vllaznisë, dy ekipe janë ringritur në  klasifikim dhe tani synim kanë Europën.

Ndërkohë të dielën do të luajnë dhe dy ndeshjet e fundit ku Teuta pret Egnatian në Durrës ndërsa Erzeni udhëton në Kukës.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos