Aplikacion kundër informalitetit, qeveria fton qytetarët

Nga A2 CNN
19 Korrik 2019, 14:49 | Ekonomi
Aplikacion kundër informalitetit, qeveria fton qytetarët

Informaliteti do të luftohet përmes aplikacioneve për celularë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe drejtoresha e re e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, kanë inspektuar disa biznese në kryeqytet në kuadër të aksionit të ri të nisur në krye të javës.

Ministrja ka lajmëruar se së shpejti, në ndihmë të luftës ndaj evazionit, do të lançohet aplikacioni “StopInformalitetit”.

“Të gjithë konsumatorët duhet të na bashkohen në këtë nismë për të sfiduar biznesin e parregullt sepse qëllimi ynë është që ata që tregohen korrekt, të mos mbajnë barrën fiskale. Çdo i punësuar mund të denoncojë një biznes nëse ai nuk e ka regjistruar, nëse nuk paguhet mbi bazën e pagës reale, nëse nuk i paguan sigurimet, nuk i paguan tatimet sipas ligjit. Përmes këtij aplikacioni mund të bëhen edhe denoncime nëse konstatohen sjellje abuzive dhe korruptive nga ana e administratës tatimore”, tha Delina Ibrahimaj.

Monitorimi i bizneseve po fokusohet tek regjistrimi i subjekteve, pajisja me kasa fiskale, lëshimi i kuponëve tatimorë, si dhe regjistrimi i punonjësve. Nën shënjestrën e aksionit, ditët e fundit kanë qenë edhe hotelet dhe shtëpitë akomoduese të turizmit, që kryenin aktivitetin e tyre pa u regjistruar apo duke deklaruar xhiro minimale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos