
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i kërkoi drejtësisë të hetojë si krim zgjedhor përdorimin e aplikacionit “Aktivisti” nga Partia Socialiste.
Sipas tij, administratës po i bëhet presion që të shkarkojë dhe të përdorë këtë aplikacion, përmes të cilit i bëhet jehonë aktiviteteve të Qeverisë dhe institucioneve të drejtuara nga mazhoranca.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku mohoi këto akuza duke e cilësuar si një aplikacion transparent që mund të aksesohet nga të gjithë përdoruesit e smartfonëve.
Së pari, sapo ka mbaruar një konferencë për shtyp nga selia e PS-së, që është edhe poseduese e kësaj platforme që quhet “Aktivisti”.
“Punonjësit e ministrisë që unë drejtoj, nuk ka qenë askush i detyruar, por ju siguroj edhe për institucionet e tjera, për të ndjekur platformën. Pra, kjo platformë siç u sqarua edhe nga PS-ja, sepse unë jam edhe drejtuese qarku, është një platformë transparente ku mund të logoheni edhe ju, mjafton emri juaj edhe vendi nga jeni. Mund të logohet edhe z. Berisha, nëse është kurioz se si funksionon platforma. Nuk ndodh asgjë tjetër përveçse asaj që ndodh edhe në Facebook dhe Instagram. Është një aplikacion si gjithë aplikacionet e tjera”, tha Balluku. (A2 Televizion)