
Deputeti i PD, Luçiano Boçi, foli pas ndërprerjes së Komisionit për Votim dhe Etikën, ku u diskutua kërkesa e mazhorancës për përjashtimin e 8 deputetëve të opozitës për bllokim të foltores.
Boçi u shpreh se është shkelur rregullorja pas në momentin e dorëzimit të kërkesës për përjashtimin e deputetëve, kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve
“Edi Rama po tenton të fikë zërin e qytetarëve sepse zëri i deputetëve është zëri i qytetarëve. Rregullorja e Kuvendit në nenin 35 e ka përcaktuar qartë se mbledhjet komisioneve bëhen të hapura dhe ju e përjetoni këtë lloj censure.
Kemi kërkuar të zbatohet rregullorja ku është e shkruar e zeza mbi të bardhë, në momentin e dorëzimit të kërkesës për përjashtimin e deputetëve, kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve. Kjo pikë e rregullores nuk është respektuar nga ky gjoja Sekretariat. Përjashtimi i deputetëve as duhej të mendohej. E gjithë është bërë me urdhër të Edi Ramës.
Ata i kanë votat dhe e bëjnë edhe me dy duar tani. Rrezik të votojnë edhe me dy duar”, tha Boçi. (A2 Televizion)