Pranë Kuvendit kanë mbërritur aplikimet e para për vendet vakante për KQZ-në e re që pritet të formohet pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Burimet për A2 bëjnë me dije se Naim Mëcalla, profesor i asociuar, doktor i shkencave juridike ka aplikuar për të gjitha vendet vakante në KQZ.
Kandidatura e dytë është ajo e Redinela Beqiraj, për vendin vakant në komisionin e ankesave dhe sanksioneve.

Data e fundit e aplikimeve është 17 shtatori, e deri atëherë, pritet që në listën e aplikantëve të jenë edhe emra që kanë qenë në KQZ ndër vite.
Ndërkohë, seanca e sotme parlamentare, u parapri nga mbledhja e konferencës së kryetarëve, ku Ruçi u ka kërkuar kryetarëve të grupeve që të sjellin propozimet për anëtarët e komisionit të posaçëm që do të shqyrtojnë kandidaturat për të trija hallkat drejtuese të KQZ së re. (A2 Televizion)