Aplikoi në vitin 2016 për anëtarësim në BE, Bosnjë-Hercegovina merr statusin e vendit kandidat

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 13:23 | Ballkani
Aplikoi në vitin 2016 për anëtarësim në BE,

Ministrat e Bashkimit Evropian kanë miratuar të martën dhënien e statusit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën.

Vendimi duhet të konfirmohet tashmë nga 27 liderët e bllokut, të cilët do të mblidhen në Bruksel për një samit të enjten.

“Kjo dërgon një sinjal të fortë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe mbi të gjitha, për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës”, shkroi në Twitter ministrja austriake e BE-së, Karoline Edtstadler.

https://twitter.com/k_edtstadler/status/1602625536391528449?s=20&t=MDkfWdgA_yNjQg0kBfRlDw

Statusi i kandidatit është një përcaktim kryesisht simbolik që pranon se vendi është në rrugën e  duhur për të filluar procesin e gjatë dhe kompleks të anëtarësimit. Më konkretisht, marrja e statusit të vendit kandidat nuk nënkupton automatikisht fillimin e negociatave.

Por gjithsesi, ky hap përfaqëson një nxitje për vendin e vogël me 3.5 milionë banorë, i cili aplikoi për t'u anëtarësuar në vitin 2016 dhe oferta e tij u miratua nga Komisioni Evropian në 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos