Apple me strategji të re, debuton në industrinë e argëtimit

Nga A2 CNN
26 Mars 2019, 17:29 | Teknologji
Apple me strategji të re, debuton në industrinë e argëtimit

Apple po provon diçka shumë ndryshe nga prodhimi i telefonave dhe pajisjeve të tjera. Në një event të mbushur me yje Hollywood-i, kompania deklaroi se do të futet në tregun e televizionit streaming, duke prezantuar një shërbim rival ndaj Netflix.

Platforma do të ofrojë filma, seriale dhe shfaqje të tjera origjinale, ku do të bëhet pjesë shumë aktorë e regjisorë të njohur, si Jennifer Aniston, Reese Witherspoon, Steven Spielberg, e madje edhe Oprah Winfrey. Ky shërbim do të ofrohet në mbi 100 shtete, por kompania nuk dha detaje mbi çmimet.

Apple prezantoi edhe kartën e saj të kreditit, me material titani, të mbështetur nga Goldman Sachs dhe Mastercard. Përmes saj, gjigandi amerikan duket se do të futet edhe në tregun e shërbimeve financiare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos