“Google” prezanton platformën e re për lojëra

Nga A2 CNN
20 Mars 2019, 16:08 | Teknologji
“Google” prezanton platformën e re për lojëra

Gjigandi botëror i teknologjisë së informacionit “Google” zbuloi së fundmi platformën e re të quajtur “Stadia” të lojërave kompjuterike, të bazuar mbi teknologjinë “Cloud”. Produkti i ri u paraqit në konferencën e Programuesve të Lojërave në San Francisko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Drejtuesit e “Google” shpjeguan se duke qenë se platfoma e lojërave “Stadia” do të jetë brenda hapësirës së teknologjisë “Cloud”, lojërat do të mund të luhen në kompjuteria, televizorë dhe celularë. Gjithashtu, ata bënë të ditur se lojërat do të mund të shikohen në kohë reale në “Youtube”, të cilat mund të ndiqen nga apasionuarit e tyre.

Sipas drejtuesve të “Google”, 200 milionw njerëz shikojnë në “Youtube” material me përmbajtje lojërash kompjuterike. Po kështu, lojërat kompjuterike janë kategoria më e madhe e aplikacione në dyqanet e aplikacioneve të “Andorid”. Vetëm vitin e kaluar shitja e lojërave kompjuterike kapi vlerën e 20 miliardë dollarëve.

Ndërkaq, “Google” ende nuk ka thënë se cilat lojëra kompjuterike do të jenë të disponueshme në platformën e tyre “Stadia”. Po kështu ende nuk është thënë gjë për çmimet që do të kenë ato. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos