Aprovohet injeksioni që mund të parandalojë HIV/AIDS

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 11:24 | Bota
Aprovohet injeksioni që mund të parandalojë HIV/AIDS

FDA amerikane ka aprovuar një ilaç të ri që mund të parandalojë HIV/AIDS, nëse merret çdo dy muaj.

Medikamenti i ri quhet Apretude dhe është prodhuar nga GlaxoSmithKline. Dy dozat e para bëhen me një muaj diferencë, për të kuptuar nëse pacienti e toleron injeksionin, më pas nisin injeksionet çdo dy muaj.

Aprovimi i këtij injeksioni erdhi pas një studimi që tregoi se ai është më efektiv në parandalimin e HIV-it sesa pilulat e përditshme Truvada. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/01/hiv-aids-ne-shqiperi-100-raste-cdo-vit-rriten-infektimet-te-meshkujt/

A2 CNN Livestream

Latest Videos