Një kroat drejton…Kilin, politikani i majtë bëhet presidenti më i ri i vendit latin

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 19:24 | Bota

Kandidati i majtë, Gabriel Boriç, fitoi zgjedhjet presidenciale të Kilit, duke u bërë lideri më i ri në historinë e këtij vendi.

Udhëheqësi i protestave studentore mposhti rivalin e së djathtës ekstreme, Jose Antonio Kast, me një diferencë prej 10 për qind.

35-vjeçari Boriç, babai i të cili është me origjinë nga Kroacia, u tha mbështetësve se do të kujdesej për demokracinë dhe premtoi të frenojë modelet ekonomike neoliberale të Kilit.

 “Nuk duam projekte që shkatërrojnë vendin apo komunitetin tonë”, tha Boriç në fjalimin e fitores. Ai do të drejtojë një vend të përfshirë nga protestat masive kundër pabarazive dhe korrupsionit. Boriç, ish-lider i Partisë Komuniste, udhëhoqi për një dekadë valën e protestave studentore në kërkim të një sistemi arsimor më të mirë. Ndërsa rivali, ultra konservatori Kast, ishte i njohur për mbështetjen e ish- diktatorit të Kilit, Augusto Pinochet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos