Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar

Nga A2 CNN
24 Korrik 2023, 11:05 | Aktualitet
Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pas konfirmimit për mosgjetjen e tij brenda vendit, SPAK i ka dërguar shkresë Interpol Tiranës për kërkimin e tij jashtë Shqipërisë.

Ahmetajt, gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.

Disa ditë më parë, gjykata e Posaçme firmosi urdhërarrestin për ish-zv/kryeministrin. Urdhri iu dorëzua nga SPAK për ekzekutim Policisë së Shtetit.

Me marrjen në dorë të urdhrit, Policia e Shtetit bën kërkime në gjithë vendin. Më pas, me marrjen e konfirmimit nga të 12 drejtoritë vendore të qarqeve për mosgjetjen e Ahmetajt, u vijua me procedurën për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.

Kujtojmë se me 117 vota pro, Kuvendi miratoi kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj.

Ish-numri dy i qeverisë Rama, akuzohet për refuzim për deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, korrupsionit pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale, vepra penale nga të cilat mund të dënohet deri në 15 vite burg.

Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori zbuloi për mediat se klienti i tij aktualisht ndodhet në Angli, ku po qëndron pranë familjes së tij. Në lidhje me pyetjen a do të kthehet, ish-zv.kryeministri për t’u përballur me drejtësinë, Ligori u shpreh se Ahmetaj do të vijë në Shqipëri kur të ketë lirinë.

Nga ana tjetër, ndonëse pa imunitet për të njëjtën dosje në kërkim ndërkombëtar u shpallën dhe pronarët e kompanive fituese të tenderave të inceneratorëve, Stela Gugallja, Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, vendndodhja e të cilëve nuk dihet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/ish-zevendeskryeministri-ne-arrati-nga-lutja-e-spak-te-kerkimi-14-ditet-e-ethshme-te-ahmetajt/
https://a2news.com/2023/07/21/nga-azili-politik-te-ekstradimi-avokati-shqiptar-ne-angli-tregon-procedurat-qe-presin-ahmetajn/

A2 CNN Livestream

Latest Videos