Nesër Rrogozhina voton për kryebashkiakun e ri, Policia merr në ruajtje objektet zgjedhore

Nga A2 CNN
22 Korrik 2023, 21:46 | Aktualitet
Nesër Rrogozhina voton për kryebashkiakun e ri, Policia merr në

Ditën e nesërme, të dielën e 23 korrikut do të mbahen zgjedhjet lokale në Rrogozhinë, e kur kanë mbetur pak orë para se qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit, punonjësit e Policisë kanë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe në Komisariatin e Policisë Kavajë, janë ngritur Grupet e Drejtimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe menaxhimin e çdo lloj situate.

Nesër, rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës janë thirrur sërish në votime. Në garë do të jenë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’. Ky vendim u dha pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.

Kutia e burgut të Rrogozhinës u bë shkak për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë bashki dhe nesër përtej kërkesës së PS-së, të burgosurit nuk do të votojnë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/04/kur-do-te-mbahen-zgjedhjet-ne-bashkine-e-rrogozhines-kqz-cakton-daten/

A2 CNN Livestream

Latest Videos