Zgjedhjet e Rrogozhinës, Edison Memolla i PS rifiton bindshëm përballë kandidatit të opozitës

Nga A2 CNN
24 Korrik 2023, 09:49 | Aktualitet
Zgjedhjet e Rrogozhinës, Edison Memolla i PS rifiton bindshëm

Edison Memolla konfirmohet në krye të Bashkisë së Rrogozhinës. Përsëritja e procesit zgjedhor i dha kandidatit të Partisë Socialiste një epërsi disa herë më të madhe krahasuar me fitoren e ngushtë të 14 majit, përballë kandidatit të Koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha.

Nga 21 vota avantazh në 14 maj, kjo diferencë shkoi në 1700 në favor të Memollës. Këtë thellim të hendekut me rivalin opozitar, kandidati fitues i PS e shpjegon me fushatën e bërë gjatë javëve të fundit.

“I jam mirënjohës që më mbështetën, të majtë e të djathtë, patëm një mbështetje që në 14 maj nuk e kishim dhe patëm mundësi t’i rikuperonim dhe t’i kërkonim ndjesë për ato gjëraq ë nuk I kishim bërë”, tha fituesi.

Fushatën për socialistët e udhëhoqi Erion Veliaj, si drejtues politik I qarkut të Tiranës, që nënvizoi në rrjetet sociale se diferenca erdhi nga mbështetja e të djathtëve për kandidatin e PS-së.

Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën “përça e sundo” e “mish për top” kundër Perëndimit! Demokratët nuk janë armiqtë tanë, ata nuk janë Saliu, familjet e tyre nuk vrasin e vjedhin, nuk i hapin luftë qytetërimit, nuk jetojnë duke shqyer tjetrin. Ky është një rezultat i cili i jep përgjigje të gjithëve. Dhe i jep fund përpëlitjeve absurde nga njerëz që duan të përdorin votën për t'u mbrojtur nga zullumet që kanë kryer. Qytetarët e Rrogozhinës nuk e hanë presionin nga askush. As nga xhepat e thellë as nga gojët e thella.

Erion Veliaj

Për komisionin Qendror të Zgjedhjeve numërimi u konsiderua i qetë dhe me shpalljen e rezultatit final, do të konsiderohet i mbyllur zyrtarisht edhe procesi elektoral i vendoreve të 14 majit.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/16/kush-jane-61-kryetaret-e-rinj-te-bashkive-lista-e-plote/

A2 CNN Livestream

Latest Videos