
Arben Shkodra, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, u shpreh në A2 Business se ky sektor po pengohet nga ngadalësimi i ekonomisë europiane. Ai theksoi se tashmë ka nisur edhe ngadalësimi me pagesat.
“Shumë sektorë të ekonomisë prodhuese janë duke hasur vështirësi dhe probleme sa i takon çmimeve konkurrenciale që vijnë nga importi, si nga rajoni dhe Europa. Nuk kemi një zëvendësim të importeve nga prodhimi vendas, por nga ana tjetër kemi një reflektim të vlerave dhe çmimeve, si të TVSH, e cila vjet ishte me një vlerë të caktuar, tashmë për disa produkte që janë edhe të bursës, si mielli karburantet, kanë reflektuar uljen e çmimeve.
Po na pengon ngadalësimi i ekonomisë europiane, që është porositësi i madh i produkteve tona të përpunimit. Po mungojnë kontratat e porosis, kanë filluar të ngadalësojnë me pagesat, ka filluar të mungojë likuiditeti te ndërmarrjet prodhuese, të cilat do të sjellin edhe një ngadalësim në rritje të kapacitetit prodhues. Unë besoj se është më shumë ulja e çmimeve të importit që sjell dhe një ulje në vlerë të importeve”, tha Shkodra. (A2 Televizion)