
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka konfirmuar se në Afganistan është një shtetase Shqiptare për të cilën po punohet për ta rikthyer në atdhe. Gjatë një prononcimi nga baza ushtarake ajrore në Rinas, Ministri u shpreh se Shqipëria ka marrë përgjegjësitë e saj si një vend anëtar I NATO-s për sa i takon krizës në Afganistan.
““Shqipëria është treguar e gatshme dhe duke arritur në lartësinë e përgjegjësisë që momenti historik na ngarkon të presë një kontingjent (afgan), nuk kam një shifër. Ne presim shumë shpejt. Ministria e Mbrojtjes ka marrë një rol që lidhet me pritjen dhe transportin në vendin ku do të akomodohen. E theksoj për një periudhë të përkohshme. Por ne jemi pjesë e gjithë mobilizimit të Shqipërisë për të përballuar pjesën që i takon se siç kërkojmë mbështetje nga partnerët tanë ashtu duhet të mirëkuptojmë gatishmërinë e Shqipërisë për të marrë përsipër përgjegjësinë që i takon dhe ky është rasti. Kam qenë nga kontaktet e para që jam kontaktuar nga familjarët e një shtetaseje shqiptare që punon për një kompani të huaj dhe Shqipëria po bën gjithçka duhet për të mundësuar riatdhesimin e shpejtë të kësaj shtetaseje. Ministria e Mbrojtjes po bën një punë të shkëlqyer ”. (A2 Televizion)