Meta kërkon që SPAK të nisë hetimet për zjarrin te “Sarajet”: Babëzia e shfrenuar e betonit në Tiranë ka shkatërruar shumë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2021, 12:32 | Politikë
Meta kërkon që SPAK të nisë hetimet për zjarrin te

Presidenti Ilir Meta e quajti një akt kriminal dhe të dënueshëm zjarrin që ra mbrëmë te “Sarajet”, një godinë e shpallur monument kulture në kryeqytet.

Ai tha se kjo metodë është përdorur rëndom vitet e fundit, “për t’i hapur udhën ndërtimit të kullave, “lavatriçeve të pastrimit të parave” në kryeqytet, siç denoncojnë edhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare. Viktimë e “piromanëve” ra pak ditë më parë edhe kurora e gjelbër në “Pallatin e Brigadave”, ku gjithashtu është planifikuar të ndërtohet një kompleks kullash”.

“Babëzia e shfrenuar e betonit në Tiranë ka shkatërruar shumë monumente historike, tradicionale, kulturore dhe objekte të rëndësisë së veçantë, ndërkohë edhe ato pak të mbetura rrezikohen të zhduken përgjithmonë. Gjenocidi kulturor, barbaria ndaj identitetit tonë kombëtar dhe kushdo që luan me zjarrin për përfitim personal në dëm të interesit publik, meriton të ndëshkohet me të gjithë ashpërsinë e ligjit”. Shtoi presidenti.

Ai i bëri thirrje Prokurorisë, SPAK dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese përgjegjëse që të marrin çdo masë efektive për hetimin me transparencë dhe “nxjerrjen para drejtësisë penale të autorëve, frymëzuesve dhe përfituesve të kësaj veprimtarie kriminale”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/17/zjarr-ne-sarajet-e-toptaneve-veliaj-ta-harrojne-ndertimin-do-te-rikonstruktohet-dhe-do-te-hapet-per-publikun/

A2 CNN Livestream

Latest Videos